I N F O R M A C I O N

Biblioteka e Universiteti të Sporteve të Tiranës është biblioteka më e vjetër e sportit në Shqipëri. Ashtu si dhe bibliotekat e tjera universitare ajo ka si mision të mbështesë proçesin mësimor në universitet duke u shërbyer studentëve dhe pedagogëve të universitetit.
Fillimin e vet kjo bibliotekë e shënon më vitin 1961, vit në të cilin është krijuar Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Si fond fillestar biblioteka ka pasur fondin e Teknikumit të Fiskulturës.
Fondi i Bibliotekës së Universitetit të Sporteve përmban materiale të shumëllojshme si libra, gazeta, revista, dizertacione, mikro-teza, material audiovizuale, atlase etj. Fondi i bibliotekës pasurohet vazhdimisht si nga pedagogët e UST-së ashtu edhe nga projekte të ndryshme.
Projekti Tempus “Sport Science Curricula in Albania and the Bologna Process Tempus JEP Sept 2006 – Aug 2008” ka pasuruar bibliotekën me materiale të shumëllojshme, të gjitha literaturë bashkëkohore të fushave të ndryshme sportive si: (volejboll, futboll, basketboll, gjimnastike, atletike, not, tenis, danc etj), fushës mjekësore, të kërkimit shkencor, manaxhimit sportiv etj.
Koleksionit të bibliotekës i bëhet përpunimi shkencor bibliografik sipas standardeve ndërkombëtare duke përdorur Rregullat Anglo - Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules), Sistemi Decimal i Klasifikimit, UDC (Universal Decimal Classification), Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, ISBD (International Standard Bibliographic Description).
Së fundmi është krijuar Katalogu Online nëp
ërmjet integrimit të sistemeve OPEN SOURCE.

Për t'i dhuruar Bibliotekës së Universitetit të Sporteve të Tiranës plotësoni Formularin e Dhurimit.