Kancelari





Mirlinda Galushi (Msc)
Kancelar
Universiteti i Sporteve të Tiranës

 



Zj. Mirlinda Galushi ka lindur më 14 Dhjetor 1973 në Dibër. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Në vitin 1998 ka përfunduar studimet e larta në “Universitetin e Tiranës”, në “Fakultetin Ekonomik” dhe është diplomuar në degën “Administrim Biznesi”, specialiteti “Menaxhim”. Pas diplomimit, në periudhën 1998-1999 ka punuar në një kompani private si ekonomiste. Më pas, në mars 1999, emërohet në pozicionin e Kancelarit pranë Institutit të Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi”. Nga kjo periudhë dhe në vijim punon pranë këtij institucioni, sot “Universiteti i Sporteve të Tiranës”

Në periudhën 2008-2010 mbaron studimet Master për “Financë Kontabilitet”.

Ka një eksperiencë të gjatë në manaxhimin e ILKF “Vojo Kushi”, AEFS ”Vojo Kushi” dhe sot “Universiteti i Sporteve të Tiranës”. Ka marrë pjesë në shumë konferenca, kongrese, seminare, workshop të ndryshëm të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit. Ka qënë disa herë anëtare në projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare në cilësinë jo vetëm të pjesmarrësit por edhe të referuesit.

Shkarko të plotë CV

Kancelari i Universitetit të Sporteve të Tiranës është një nga autoritetet e tjerë të universitetit, përgjegjës për drejtimin e përditshëm, administrativ e financiar të institucionit, për zbatimin e buxhetit, për mbikqyrjen e kontrollin e veprimeve financiare si dhe zbatimin e ligjshmërisë në universitet. Ai nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër akademik apo administrative në Universitetin e Sporteve të Tiranës.Më shumë...

KONTAKT
Nr. Tel +355 4 2226652
E-mail This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it