Informacion i përgjithshëm i Institutit

IKSHS
Institutit i Kërkimit Shkencor të Sportit është krijuar si “Sektor Kërkimor Shkencor” në vitin 1962,si pjesë përbërëse e Instituti i Lartë i Kulturës Fizike “Vojo Kushi”, ku dhe mbulonte organizimin e veprimtarisë shkencore. Nga viti 1974 e deri më 1986 Sektori Kërkimor Shkencor i Sportit ishte në varësi dyfishe, nga Bashkimi i Fizkulturistëve dhe Sportistëve të Shqipërisë (BFSSH/KOKSH) dhe ILKF “Vojo Kushi”. Nga viti 1987 e deri më 1992 vetëm si pjesë e BFSSH. Në vitin 1992 BFSHS u riorganizua si Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, dhe SKSH me krikimin e Ministrisë së Kulturës Rinis dhe Sporteve, po në 1992, kalon në varësi të këtij digasteri. Në vitin 1995 kemi një riorganizim të SKSH-së në “Qëndrën Kërkimore Shkencore të Sportit”, dhe përsëri në varësi të MKRS. Në vitin 2009, QKSHS, rikthehet si pjesë përbërëse e Akademisë së Edukimit Fizik dhe Sportit “Vojo Kushi”, dhe në 2010 e në vazhdim, me krijimin e Universitetit të Sporteve të Tiranës mbi bazën e AEFS-së, riorganizohet si Institut i Kërkimit Shkencor të Sportit, një nga tre njësitë kryesore përbërëse të UST-së.
Institutit i Kërkimit Shkencor të Sportit krijojon, zhvillillon dhe mbron, si dhe transmeton dije, kryesisht me anë të punës kërkimore shkencore, por dhe nëpërmjet mësimdhënies, mbështetur në standarded kombëtare dhe ndërkombëtare të kërkimit shkencor, me qëllim: studimin, vlerësimin, si dhe adresimin e zgjidhjen e nevojave të zhvillimeve prakatike e teorike në Sistemin Sportiv Shqiptar, e gjithashtu, kontribon në formimin e specialistëve të lartë dhe përgatitjen e shkencëtarëve të rinj në fushën e Shkencave Sportive, Edukimit Fizik dhe Aktivitetit Fizik e Shëndetit.
IKSHS bën çdo përpjekje që të jetë konform kërkesave në drejtim të cilësisë së kërkimit shkencor i cili është lidhur tashmë shumë ngusht me depërtimin shumë të shpejtë të teknologjive dhe inovacioneve, si dhe me përmirësimin e manaxhimit e të përdorimit me efikasitet të burimeve të disponueshme. Strategjia e re e zhvillimeve në IKSHS është fokusuar në përsosjen e proçesit të kërkimit shkencor nëpërmjet rritjes si nga ana sasiore dhe cilesore të standardid të projekteve kërkimore – studimore, protokolleve dhe teknologjisë që do të aplikohet, përmirësimin e laboratorëve, përshirjen e studentëve në projektet kërkimore, si dhe integrimin e rezultateve të kërkimit në mësimdhënie.
Me qëllim arritjen e një aktiviteti produktiv dhe të susksesshëm, IKSHS përpiqet t’i përgjigjet në kohë reale zhvillimeve të tregut të sportit, edukimit fizik dhe aktivitetit fizik e shëndetit në
Shqipëri, si dhe të jetë fleksibël për t’u adaptuar në ndryshimet që ndodhin në ambjentin aktual dhe në dinamikën e zhvillimeve të kohës.

Misioni i IKSHS-së:
“Të promovojë progres koherent dhe harmonik për shoqërisë, si dhe të jetë i vlefshëm në ofrimin e kërkimeve dhe studimeve ekskluzive të nivelit ndërkombëtar në fushën e shkencave sportive”.

Këtë mision me dimension vlerash kombëtare, europiane e më gjërë, IKSHS-së do ta zhvillojë në këto drejtime:

  • Kërkimin në fushën e lëvizjes njerëzore të aplikuar;
  • Kërkimin në fushën e veprimtarisë fizike, shëndetit dhe rekreacionit;
  • Kërkimin dhe studimin e tregut të punës dhe të transferimit të teknologjisë;
  • Koordinimin e projekteve të kërkimeve dhe studimeve shkencore ndërmjet fakulteteve dhe departamenteve të UST-së;
  • Krijimin e projekteve kombëtare e ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerë brënda e jashtë vendit;
  • Përfshirjen dhe integrimin në mësimdhënie të arritjeve nga projektet kërkimore e studimore;
  • Përshirjen e studentëve dhe specialistëve të rinj në projektet kërkimore e studimore;
  • Ofrimin e shërbimeve për të tretët dhe konsulenca në fushën e edukimit fizik, sportit, veprimatrisë fizike shëndetit dhe rekreacionit;
  • Botimin e revistës shkencore.

Vizioni i IKSHS-së:
“Të plotësojë standarded institucionale Europiane të organizimit e zhvillimit të kërkimit shkencorë, si dhe të jetë një nga institutet kërkimore lider të rajonit në fushën e sportit,
edukimit fizik, aktivitetit fizik dhe shëndetit e rekreacionit”.

Vlerat –  IKSHS-së do të arrijë qëllimet e saj në përputhje me vlerat si:

  • Respekti për dijen: “Respekt për dijen ekskluzive, duke siguruar unitetin në mes të shkencës dhe edukimit, si dhe të zhvillimit progresiv në vijimësi”.
  • Nxitjen e inisiativës: “Nëpërmjet promovimt të ideve të reja, inisiativave, inovacionit, profesionalizmit dhe lidershipit”.
  • Studimeve të hapura: “Mundësia e përfshirjes dhe sigurimi i cilësisë për shërbimet akademike për kërkuesit dhe studentët Shqiptarë dhe të huaj, specialistëve në shërbim, si dhe të institucioneve publike e të bisnesit privat”.
  • Bashkëpunimi: “Promovimi e zhvillimi i një dialogu aktiv me partnerët kombëtar dhe të huaj”.
  • Aktivitet shoqëror: “Punë në grup e bazuar në respektin e ndërsjelltë, tolerancën, kopetencën dhe besimin”.
  • Vlerësim i stilit të një jete të shëndetshme: “Promovimi, zhvillimi dhe dëshmia e respektit të një stili jete të shëndetshme dhe të ideve Olimpike”.
  • Qytetaria: “Promovimi i qytetarisë dhe i identitetit kombëtar”.