Projekti BASIC

Raporti mbi aktivitetin fizik dhe obezitetin tek fëmijët Shqiptarë (18500 fëmijë) që jetojnë në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi) 2012- 2015. Ky projekt është bazuar mbi rezultatet e projektit “BASIC” i aplikuar në Universitetin e Sporteve të Tiranës (UST) dhe i financuar nga buxheti “mbi Financimin e Kërkimit Shkencor” të arkorduar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
Grupi i punës i këtij projekti përbëhet nga stafi akademik i UST-së, anëtarë të shoqates jo fitimprurëse BSHRC si dhe në bashkepunim me dy profesorë nga Universiteti i Danimarkës së Jugut. Është bashkëpunuar gjeresisht me DAR të qyteteve në Shqipëri, komunat përkatëse në Kosovë dhe Maqedoni si dhe Ministria e Edukimit dhe Sportit të Malit të Zi.