KURSI I ARTEVE MARCIALE

Universiteti i Sporteve të Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën Kineze do të organizojë një kurs 1 mujor për Artet Marciale. Kursi do të mbahet nga Z.Hou Guowang, mjeshtër i arteve marciale si dhe lektor në universitet i arteve marciale gjithashtu dhe themeluesi e presidenti i parë i shoqatës studentore arteve marciale të Universitetit e Sporteve të Guangzhou, Kinë.
Në përfundim të kursit të gjithë pjesmarrësit do të marrin një çertifikatë.
Kursi do të fillojë më datë 21.11.2016 në ambjentet e Universitetit të Sporteve të Tiranës dhe nuk ka asnjë tarifë regjistrimi.
Për tu regjistruar mund të vini pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë në UST ose të dërgoni më anë të emailit emrin dhe numrin e telefonit në adresën This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it , deri më datë 18.11.2016.